Të paktën 50 persona humbën jetën pas zjarreve që shpërthyen në Atikën Perëndimore, ndërkohë që autoritetet i frikësohen faktit për më shumë viktima, pasi shumë persona kanë telefonuar shërbimin zjarrfikës për persona të humbur.
Ndërmjet viktimave ka shumë fëmijë.
Të gjitha viktimat janë gjetur në zonën mes Rafinas dhe Nea Makri, sidomos në Mati dhe Kokkino Limanaki.
Deri tani ka edhe 150 të plagosur.
“Shoh 26 trupa, vetëm 15 metra larg detit. Policia ka bllokuar zonën. Këta njerëz ndoshta po kërkonin shpëtim në det, por janë zënë në kurth nga flakët”, tha gazetari i agjencisë greke të lajmeve, Pantelis Saitas./atsh