Një sherr masiv ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës ku shtatë persona janë përfshirë në konflikt mes tyre.
Burime bëjnë me dije se pesë persona kanë goditur me sende të forta në drejtim të dy personave të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit, dhe pikërisht një çështje gjyqësore për pronën mësohet të ketë qenë shkak i ngjarjes.
Si pasojë e sherrit, dy persona kanë marrë lëndime të konsiderueshme në kokë. Atyre u është bërë transportim i menjëhershëm në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.