Loading...

Gjurmët e ilire që po harrohen e po treten gjatë shekujve..

Olimpia është qyteti ilir i cili është ngritur në nder të vajzës së Pirros së Epirtit, sot është harruar pothuajse plotësisht

Është shumë e vështirë për të shkuar e për të rënë në gjurmët e një qyteti të vogël ilir i cili sot ndodhet mes barit që mundohet ta përpijë, por deri tani nuk ka arritur dot të zbehë gjithë historinë e mrekullinë që mban mbi supe. Po flasim për qytetin ilir të Olimpias që ndodhet vetëm 40 kilometra nga qyteti i Vlorës , pikërisht në fshatin Mavrovë.

Identifikimi i emrit antik është bërë i mundur vetëm rreth viteve 1960 ku Burhan Dautaj, një studiues i kohës ka zbuluar disa monedha të cilat kishin mbishkrimin Olympistan. Shumë nga studiuesit thonë se qyteti e ka marrë emrin nga vajza e mbretit Pirro i Epirit, ndoshta qyteti ka pasur një emër tjetër në fillimet e tij, por më vonë me kohën e kanë ndryshuar, kjo bëhet e ditur nga studimet që thonë se qyteti ka njohur dy periudha ndërtimi. Periudha e parë është ajo mes shekujve V dhe IV para Krishtit dhe qarkon pjesën jugore të kodrës.

Rrethimi i dytë përfshin një sipërfaqe rreth dy herë më të madhe, rreth 16 hektarë, me një mur 1500 metra të gjatë. Ky trakt i dytë i përket, sipas arkeologëve, shekullit IV para Krishtit.

Fillimet e jetës qytetare të Olympias i përkasin të njëjtës periudhë ndërsa zhvillimin më të madh mendohet se e ka marrë në vitet 229 – 148 para Krishtit. Një nga elementet më të rëndësishme të zbuluara në këtë vend janë mbishkrimet që i kushtohen Zeusit e që janë realizuar nga kreu më i lartë i qytetit, i cili ndihmohej në këtë strukturë drejtuese nga një grup prej katër nëpunësish dhe një sekretari.

Është shumë e thjeshtë të organizosh studime të reja në këtë “qytet” edhe pse  muret janë pothuajse të gjithë të çarë, diku janë përpirë nga erozioni e të njëjtin fat rrezikon edhe pjesa tjetër, megjithatë objekte të ndryshme dalin kudo në sipërfaqe pa pasur nevojë të gërmosh.

Nuk janë të pakta rastet kur  vetë banorët kanë zbuluar objekte të rëndësishme kur janë duke punuar tokën, ose dhe kur bien shira të rrëmbyeshëm, këto objekte janë kryesisht monedha të vjetra që janë përdorur në qytet.

Monedhat ilire që gjenden në masë janë lehtësisht të identifikueshme sa kohë ato që nxjerr nëntoka në Olympia janë të njëjta me ato të kategorizuara nga arkeologët më në zë në vend si të emetuara nga mbreti ilir Monun.

Ky mbret qendrën e tij e kishte në qytetin e Gurëzezës në Cakran, ashtu siç me shumë gjasa për një periudhë edhe Glaukia, mbreti i Taulantëve. Monuni ka pasur nën sundimin e tij për një periudhë edhe Durrahun (Durrësin), çka konfirmohet edhe nga monedhat të cilat nga njëri krah kanë lopën tek e cila pi një viç dhe në tjetrën një katror me stilizime, të cilat mbajnë emrin e qytetit të Dyrrahut dhe atë të mbretit Monun. Të njëjtat monedha gjenden me shumicë edhe në Olympia.

Monedhat, muret e lartë, fortësia e tyre janë karakteristikë e një qytetërimi të madh dhe të rëndësishëm. Traktet e mureve të ndërtuara me blloqe të mëdhenj dallohen pa vështirësi, edhe pse mbi to qëndron një pjesë e mirë e banesave të vjetra të fshatit.

Në fakt, Mavrova, që sot është tkurrur në 50 familje, nga më se 300 dikur, për shkak të rrugës dhe vështirësive të tjera, ndërthuret në të gjithë territorin e saj me rrënojat antike. /konica.al/

olimpiaolimpia1-696x522olimpia2olimpia3

olimpia5-768x513olimpia6olimpia-768x576

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com