Një racë e harruar, pellazgët dhe pasardhësit e tyre
EDOUARD SCHNEIDER
Hipoteza e pellazgëve, racë primitive, është gjithashtu e pranueshme, sidomos kur t’i kuptojmë raportet e pakta që kanë ekzistuar ndërmjet gjuhës hipotetike ariane dhe gjuhës së pellazgëve.
Këta të fundit (pellazgët), të cilët ka mundësi të jenë shfaqur në malet e larta të Thesalisë, të Perandorisë së Trakisë dhe Peloponezit, ku edhe i kanë lënë gjurmët e kalimit të tyre dhe të qëndrimit, mund të kenë banuar kontinentin e humbur Arqipelin, dhe rrafshnaltat e Azisë së Vogël.
Në të dyja rastet, së paku për momentin, dy hipoteza mund të jenë të pranueshme; gjurmët e kalimit dhe qëndrimit të këtyre fiseve gjenden në pjesën e poshtme të Arkipelit aktual sikur tokat e dala sot, që dëshmojnë gërmadhat e Mithoulas mbi vazhdimet në Lindje te ishullit te Lemnos, të cilët sipas detarëve, duken në fund të detit.
Për të caktuar hipotezën e vërtetë, kemi vetëm gjuhën e lashtë pellazge, të cilën e kanë folur gjithmonë epirotët, thesalitë, helenët, maqedonasit, frigjët, trakët, ilirët, dardanët e iliotët dhe të tjerët, gjuhë të cilën ende e flasin shqiptarët, padrejtësisht të quajtur albanais (albanezi, albanians), ndoshta nga latinët, të cilët i quanin kështu këta njerëz me emrin që sipas tyre përcaktonin zbardhjen e ditës (mëngjesin).
Përveç gjuhës, për të na udhëhequr në kërkimet tona, ende i kemi zakonet dhe traditat e këtyre popujve, të cilët ende e ruajnë fenë e tyre, e cila vetëm para disa shekujve, është zëvendësuar nga krishterimi dhe islami.
Ne u bazuam në gjuhën. Po, a kemi dëshmi se gjuha e folur nga pellazgët është gjuha që sot flasin shqiptarët? Po, pa dyshim, që kemi, madje prova të pakontestueshme.
Atëherë të shohim.
Pellazgët autoktonë apo emigrantë, ishin popujt më të vjetër të Greqisë së lashtë. Fetishizmi, së pari, është prova e parë. Dhe, siç e dimë, pellazgët kishin konsideratë dhe gjithçka që rreth tyre i godiste e konsideronin si një forcë të natyrës, si mendja e tyre primitive, instiktive kafshore, nuk mund t’i referohej asnjë hyjnie materiale, të cilën do ta kishin emërtuar dhe pastaj do t’i kishin dhënë ndonjë formë.
Dihet që gjuha e folur nga pellazgët, apo do të thoshim nga paraardhësit e pellazgëve, duhet të ketë qenë një gjuhë në thelb e admiruar, me pasthirrma, demonstrative dhe imituese. Pra sipas kësaj, një gjuhë koncize dhe monosilabike dhe çdo rrokje, çdo emetim i zërit duhej të jepte një kuptim të plotë.
Ne nuk besojmë, për shembull, që njeriu i asaj kohe, i cili sapo të ketë filluar t’i artikulojë mendimet e tij, ka përdorur një frazë apo edhe një dyrrokësh, për ta emërtuar diellin, qiellin, yjet, tokën, zjarrin, erën, njeriun, kafshën, zogun, frutat, kryet, ujin, etj., etj.
Të gjithë këta emra do duhej të ishin të shkurtër, paraprakisht të fortë sesa të butë, ekspresiv për të shprehur harmoninë imituese e cila bëhet figura e parë e retorikës, që njeriu primitiv instinktivisht e kishte shpikur.
Megjithatë, në qoftë se e marrim gjuhën e shqiptarëve, gjegjësisht të pellazgëve ne gjejmë se Dielli quhej Diehl; qielli – Qielh, Toka – dhé, yjet- Hylh, Hyi, zjarri – ziarm ose zierm, era – Erh; njeriu – Nier, kafshët – Shtans, shpendi (zogu) – Shpen, fruta – Pémdhe druri i frutës, Pemë; Koka – Kreu, ose Krye, ujë – Uji , etj.
Diehl, shpreh idenë e një qendre të ndritshme dhe dielli është toka e ndritshme. Dielli do të ishte një tokë e ndritshme dhe çuditërisht, sikur të shkonim edhe më tutje me këtë fjalë-rrënjë, ne do ta gjejmë se dielli e fillon ditën. Nga Diehl, rezultatin dit – dritë (ndriçim), dreit – drejtë, delos, orakulli i parë, tempulli i parë i të parëve që ishte i shenjtë, siç dihet për Diellin.
Qielh, shpreh idenë e përgjithshme të riprodhimit (aktin e bashkimit seksual: është e njohur në mitologji, se bashkimi i Qiellit dhe Tokës u lindën njerëzit e parë). Nga fjala Qielh rrjedhë nga folja me qî, krijoj; kâ, shumësi i së cilës bën kié (kje); qén, qentë, d.m.th mashkull, krijues.
Dhé, tokë, shpreh idenë e diçka të zezë, të errët, kjo është përshtypja e natës mbi njeriun e parë. Ende sot thuhet Zî si dhé, d.m.th zi sikur toka.
Vran, mbuluar me re. Qielh u-vran, qielli është i mbuluar me re, u errësua. Prandaj grekët e kanë marrë fjalën u-vran-os, qielli, duke lënë jashtë dallimin karakteristik në gjuhën shqipe në mes një qielli të pastër dhe të qetë dhe një qielli me re.
Ziarm ose zierm, (zjarri) imiton kërcitjen apo fërshëllimën e drurit të njomë, që digjet në shtëpi, në të njëjtën kohë sikur lëvizja dhe dendësia e ajrit të ambientit. Andaj, është krijuar fjala Ziermî, ethe.
Erh, ajri, era, jep idenë e një lëvizje të vazhdueshme; andej erdh, vij, me ardh,të përcaktuar andej, nga kjo grekët e kanë krijuar fjalën Hera, perëndesha xheloze, gjithmonë e shqetësuar dhe nervoze.
Nir, njeriu, qenie e krijuar që korrespondon me Vir latine, shpreh gjendjen e njeriut të parë, i vëmendshëm dhe meditues para natyrës. Në të vërtetë, në qoftë se e dekompozojmë këtë fjalë, i gjejmë këto dy rrënjë: Ni, nga foljame nî, dëgjoj, dhe rî, nga folja me rî, rri, që do të thotë, dëgjoj dhe rri në një gjendje mendore karakteristike.
VIJON / Perktheu: Sefedin Krasniqi
DEDIKIM
Shumë miq të nënës tënde dhe të mi, më se njëzetë herë, më kanë thënë të shkruaj atë që dija për Shqipërinë, për vendin ku e kam njohur nënën tënde me të cilën jam martuar dhe e cila të solli në këtë botë.
Në venat tua rrjedh gjak shqiptari, dhe nëse ta dedikojë këtë libër është nga shkaku që ti duhet ta keshë gjithmonë afër vetes, që kurrë mos ta harrosh Atdheun tënd dhe gjuhën amtare, të cilës e ardhmja do t’ia njoh vlerat.
Në këtë moment, ti ende nuk di të lexosh, por ti tashmë e flet më mirë se unë këtë gjuhë burrash (ashpër), por e ëmbël në gojën tënde, edhe pse u ke buzëqeshur vetëm katër pranverave. Madje, ti qysh tash tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë vazhdimisht duke shkruar, në gjuhën tënde të fëmijërisë, ti i tregon gjithkujt se po punoj për ty, për të fituar para që do të sjellin lodra.
Kur ta lexosh këtë libër të vogël dhe kur ta njohësh më mirë botën sesa në moshën që ke tash, si vajzë e rritur, pastaj grua dhe nënë familjeje, ti do të kuptosh se qëllimi i shkrimeve të mia mbrëmjeve, nuk ka qenë të fitojë para për lodrat tua, por për të ngjallur kujtimin e racës primitive (lashtë) të harruar siç janë Pellazgët, të cilët i kanë lindur shqiptarët dhe nënën tënde.
Shekulli në të cilin ti do të jetosh do t’i takojë sikur njeriut (burrit) dhe femrës (gruas); pra nëse do të dëshiroje që hiri i babait tënd të jetojë në varr, bëj si ai, edhe pse nuk ishte shqiptar; puno aq sa do të mundesh, për ta ringjallur gjuhën e pasur të stërgjyshërve tanë të përbashkët, sepse edhe unë si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë të cilët e populluan Evropën, këtë kontinent, ishull i madh i cili e ka parë të shfaqet mbi tokë stërgjyshin e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit.
Konstantinopojë, më 31 dhjetor 1893
Edouard Schneider
PS: Ju vendosni se si do ta bëni publikimin, në herë apo disa herë, por kam deshirë që para çdo publikimi teksti i më poshtëm të përseritet dhe të vendoset në kyre të faqes.
Kushdo që do ta lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu, kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjëve të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj…Sefedin Krasniqi