Loading...

Gjonaj: Vetingu po pastron drejtësinë, nuk ka kthim pas

Vetingu po funksionin dhe po pastron drejtësinë, duke i kthyer shpresën publikut se dhe ne Shqipëri mund të ketë drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh në një konferencë për shtyp se, “sot jemi të gjithë dëshmitarë për progresin e vetingut”.

Gjonaj reagoi edhe për deklaratat e opozitës duke u shprehur se opozita nuk e donte Vetingun.

“Që opozita nuk e donte Vettingun kjo dihej botërisht. Që opozita e votoi me zor reformën dihej. Që opozita kërkon me dëshpërim kthimin pas të procesit, kjo është çdo ditë e më e qartë. Në këtë vend kush kërkon drejtësi, në një vend që drejtësia është e kapur nga politika është e qartë se s’mund të ketë kthim pas. Shantazhet, bllokimi i procesit për të kthyer pas reformën, janë akte të rënda dhe diskredituese të një opozite që e ka humbur davanë nga zgjedhja në zgjedhje. Kjo është zgjedhje fatkeqe. Vetingu s’kapet dot nga askush, s’ndalet dot. Vetingu mbrohet nga sytë e rreptë të ndërkombëtarëve, të atashuar përmes ONM-së. Deklaratat për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se qeveria dhe Kryeministri kanë kapur edhe ndërkombëtarët, nuk çojnë askund”, tha ministrja Gjonaj.

Lidhur me kolapsin e Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj është shprehur se vendi s’ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese por është pastruar “nga trupa të sëmurë”.

“Shqipëria s’ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese, por ka shpëtuar nga një trupë e sëmurë. Operacioni në trupin e njeriut ku kishin gjetur strehë kancer degradues. Ky boshllëk do të mbushet.

Gjonaj komentoi edhe deklaratën e ambasadës amerikane lidhur me bllokimin e ligjit për shkollën e re të magjistraturës.

“Nuk çon askund bllokimi i ndryshimeve ligjore për shkollën e magjistraturës. Ambasada amerikane shprehu dje indinjatë. Ne i falenderojmë partnerët tanë për mbështetjen dhe garantojmë qytetarët se përpjekja e opozitës për bllokimin e shkollës së magjistraturës ishte e pashpresë dhe s’ka kthim pas. Asgjë dhe askush se bllokon dot më këtë rrugë. Asgjë nuk është jashtë parashikimeve tona edhe vonesat”, u shpreh Gjonaj.

Ajo shtoi se askush nuk është mbi ligjin ndërsa ftoi opozitën që të bashkëpunojë për këtë reformë./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com