Klanet e drogës të lidhur me mazhorancën aktuale dhe Ramën kanë nxjerrë jashtë loje klanin e Metës të përfaqësuar nga Klemend Balili, duke treguar qartë se përplasja për Balilin nuk ka të bëjë aspak me luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës por për zonat e influencës.
Monika Kryemadhi është shumë e shqetësuar në lidhje me drejtimin që po merr trafiku i drogës nga Shqipëria për në vendet anëtare të BE. Duke qënë shumë e bindur se Shqipëria prodhon vetëm kanabis, ku ai shqiptar i cilësisë së lartë nxori jashtë loje dhe kanabisin e legalizuar në Holandë, kryetarja e LSI e ka hallin tek kokaina dhe heroina.
Pikërisht heroina që është gati gati eksluzivitet i njerëzve të Berishës dhe të Metës, në vitin 2000 ndryshoi rrugë, duke kaluar nga Turqia në Maqedoni, përmes Qafë-Thanës, në Elbasan dhe ku përmes dy degëzimeve një në Durrës dhe një në Lagunën e Karavastasë, kalonte e kalon në Itali.
Këtë rrugë e zotëronte Ilir Meta dhe më pas dhe Sali Berisha, por tashmë kanë nisur të ndërrojnë duar, duke prodhuar dhe lënë pas shumë viktima.
Janë fuqizuar shumë klanet e drogës së Elbasanit, ndërkohë që në Lagunën e Karavastasë tashmë dominojnë grupe të tjera aspak mike me Metën dhe Berishën, përpos pagesës së një “haraçi” që të mos flasin.
Ilir Meta kishte nxjerrë një “kanal” më vete të trafikut të drogës së fortë heroinë që vinte nga Turqia, kalonte në Greqi dhe përmes zyrtarit të lartë të LSI, supertrafikantit të drogës Klemend Balili kalonte nga Saranda drejt Italisë, deri në Milano ku ka biznesin Ilir Meta.
Klemend Balili punonte për llogari të Metës dhe në linjat e dyqaneve të veshjeve, të modës në Milano, për të furnizuar përdoruesit e shumtë me drogë atje.
Por vënia në kërkim ndërkombëtar e Klemend Balilit, ka bërë që linja e drogës se Metës me vendet e BE të dobësohet në favor të klaneve të tjera.
Klanet e drogës të lidhur me mazhorancën aktuale dhe Ramën kanë nxjerrë jashtë loje klanin e Metës të përfaqësuar nga Klemend Balili, duke treguar qartë se përplasja për Balilin nuk ka të bëjë aspak me luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës por për zonat e influencës.
Këtë e ka zbardhur si padashje Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës, njëherësh dhe kryetare e LSI, e cila sulmon Edi Ramën për këtë qëllim.
Pas raportit të bërë publik nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, Monika ka deklaruar se “ky raport duhet të na zgjojë dhe të reflektojmë së bashku, të parat nënat, të bëhemi bashkë që të shpëtojmë të ardhëm e fëmijëve tanë.
Ky kryeministër po shkatërron vendin. Raporti i fundit është dëshmia e qartë se ky e ka çuar ai vendin. Askush më parë nuk ka qenë kaq i përfshirë në llumin e trafikimit, askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant. LSI ka një plan, premton se në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, që të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore…! Çmontimi i kësaj qeverie, hapi i parë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku”.
Një deklaratë kjo, që jo vetëm shqiptarët nuk e besojnë por dhe vetë Monika nuk e ka besuar kur e ka thenë, pasi e ka pasur hallin te ulja drastike e fitimeve të familjes së saj nga trafiku i drogës. Monika është shfaqur me të vërtetë e tërbuar me Ramën dhe thjeshtë dhe vetëm se ai ka nxjerrë jashtë lojës së madhe të trafikut të drogërave të rënda Klemend Balilin, mikun e Metës.
Duke renditur në mënyrë të saktë tonët e drogës së kapur në Shqipëri, çmimin e kokainës, heroinës por dhe kanabisit me një saktësi kirurgjikale në të gjithë muajt, Monika ka treguar se e njeh në mënyrë perfekte tregun e trafikimit të drogës në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Monika di me saktësi absolute se sa fitime janë nxjerrë nga ky trafik, sa është blerë, sa kushton transporti, madje në rezymenë e saj nëse i besojnë votën, tregon dhe sa do të shpenzojë për të nxjerrë njerëzit e Ramës nga tregu i kokainës dhe heroinës.
Madje vë dhe një afat prej tre muajsh për riorganizimin e tërë këtij trafiku, teksa flet për riorganizimin e shtetit, ku LSI, Monika dhe Ilir Meta me çdo gjë kanë lidhje, me drogën, abuzimin, krimin por vetëm me shtetin s’kanë asnjë lidhje.
Gjithë mllefi dhe tërbimi i Monikës me Edi Ramën ka të bazë nxjerrjen jashtë loje të klanit të Metës të trafikut të drogës të kryesuar nga Klemend Balili.
Ndaj bilbilos Monika, sepse i janë pakësuar fitimet që nxirrte nga trafikuku i drogës së fortë drejt vendeve anëtare të BE./Pamfleti