Loading...

Gjirokastër, planifikohen masat për përballimin e Emergjencave

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, mblodhi në një takim të jashtëzakonshëm Komisionin e Planifikimit, Përballimit të Emergjencave dhe Krizave për qarkun e Gjirokastrës.

Duke marrë shkas nga situata e rëndë e ndodhur si pasojë e zjarreve të mëdha në shtetin fqinj, Greqi, në hapje të këtij takimi prefekti i qarkut propozoi mbajtjen e 1 minute heshtje në nderim të viktimave të kësaj tragjedie.

Në vazhdim të takimit, Prefekti i qarkut Astrit Aliaj ka vënë në dukje disa problematika të krijuara në qarkun e Gjirokastrës si pasojë e zjarreve.
Në zbatim të planit të masave, Prefekti i qarkut kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore për marrjen e masave të nevojshme për menaxhimin e situatave të mundshme që mund të krijohen nga zjarret në pyje dhe kullota. Është konsideruar si domosdoshmëri përshpejtimi i masave tekniko-organizative të strukturave monitoruese dhe vepruese për parandalimin, shmangien dhe minimizimin e dëmeve nga situatat e mundshme emergjente. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com