Loading...

Gara me makina përfundon në tragjedi. Vdes shqiptari, katër të tjerë plagosen

Në zonën e Viterbos në Itali, diten e sotme ka humbur jetën një shqiptar dhe 4 shqiptarë te tjere janë plagosur. Pesë të rinjtë sipas policise, po udhëtonin me një mjet tip “Golf”, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Drejtuesi i metit raportohet se vdiq në vend, ndërsa katër pasagjerët mbetën të plagosur. Identitetet e personave të përfshinë në aksident nuk bëhen me dije.

Pas përplasjes, 5 ambulanca dhe një helikopter shkuan në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë personave të aksidentuar.

Sipas disa mediave italiane makina me të cilën lëviznin shqiptarët bëri një manovër për të shmangur një tjetër automjet tip “Smart” para se të përplasej me pemën.

Ndërsa të tjera raportime flasin për një garë shpejtësie mes “Golf”-it dhe një tjetër automjeti, ende të paidentifikuar nga Policia./lajmifundit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com