Loading...

Futbollit të Dukës e Gjicit i del boja, Europa tregoi se futbolli shqiptar është i marrë peng dhe shumë prapa vendeve të rajonit

Armand Duka prej 16 vjetësh qëndron në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, i adhuruar nga vartësit dhe sejmenët e tij si ZOT, pasi praktikisht e ka kthyer këtë sport në interesa të ngushta të biznesit të tij dhe të tarafit të sekserëve të tij, ku futbolli gjithnjë e më shumë po degradon dhe shndërrohet në biznes të presidentit.

“Enveri i Futbollit” punon sot për sot, e nuk interesohet aspak për të ardhmen. Në këtë frymë janë dhe presidentët e klubeve të kampionatit tonë. Shembulli tipik është Kukësi, i cili, pavarësisht suksesit të viteve të fundit, mjaft i diskutuar, i ndryshon stafin e lojtarët si “mbreti gratë”. Presidenti Safet Gjici është dhe president dhe trajner dhe ZOT te Kukësi. Prandaj skuadrës i mungon qëndrueshmëria dhe nuk arriti suksesin e dëshiruar në ndeshjen e parë ndaj Valetës në Champions League.

Kukësi bën ndryshime edhe atëherë kur nuk ka nevojë dhe lojtarët shkojnë e vijnë sikur të ishte kantier ndërtimi. Kjo pasi presidenti Gjici i fut hundët edhe atje ku nuk ka formimin e duhur. Skuadrën në fushë e vendosin trajnerët që duhet të jenë profesionistë, por Gjici arrin deri atje sa ta bëjë vetë formacionin e kur dështon fajin ua vë trajnerëve, sic ndodhi së fundmi kur shkarkoi austriakun Peter Pakult.

Nuk është rastësi që këto klube dhe presidentë gëzojnë mbështetjen e Bos Mandit në krye të FSHF-së. Si të mos mjaftonte dështimi i Kukësit, vijnë njëra pas tjetrës edhe disfatat e Partizanit, Luftëtarit dhe Lacit në Europa League. Skuadrat tona janë shumë prapa mentalitetit modern të klubeve të tjera të rajonit e më gjerë. Sukseset e arritura tek-tuk janë sporadike dhe i vetmi që kishte qëndrueshmëri, Skënderbeu, edhe ai është dënuar për trukim ndeshjesh. A ka ku të shkojë më keq se kaq?!/korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com