Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete.
Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit: Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Oraganizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë: Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier. Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndërtim. Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier. Dymëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjendje 1.300.000 lekë. Tre Automjete.
Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas./atsh