Simboli i shqiponjës dy krenare, kohëve të fundit është bërë ndër simbolet më të famshme në botë, janë artistët shqiptarë që me plot krenari kryqëzojnë duart për të bërë “shpendin”.
Së fundi ishin edhe futbollistët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri atë të cilët në lojën mes Zvicrës dhe Serbisë, pas shënimit të golave kundër Serbisë, me plot krenari festuan me simbolin e shqiponjës. Ndërsa dënimi i FIFA-së për këtë festë rezultoi si nxitje ndaj njerëzve të cilët në përkrahje të lojtarëve e kundër këtij dënimi të padrejtë festuan me simbolin shqiptarë gjithandej në botë.
Por, logoja e flamurit shqiptar me shqiponjën dy krenare është vendosur edhe në çantat e markës më të shtrenjtë në botë.
Çantë nga lëkura ngjyrë kafe, ku sipër saj janë qëndisur pjesë më të kuqe dhe sipër të kuqes gjendet shqiponja dy krenare, është njëra nga modelet e shumta të markës së njohur botërore, por njëkohësisht edhe më të shtrenjtës, Louis Vuitton.
Kjo çantë e cila është dizajnuar nga Jay Ahr, përmban edhe shiritat e sipërm të rrumbullakët, një zinxhir të lartë, një ndarje kryesore, një valixhe të varur dhe ajo që bie më së shumti në sy është një logo e shtypur dhe një dizajn të flamurit të qëndisur shqiptar e që duket tejet e bukur.
Kjo çantë mban shifrën rreth 10 mije dollarë. Çanta është qëndisur nga Jay Ahr në prill të vitit 1986 në Francë.