“Finalja e vogël” për vendin e tretë në Botëror e luajtur midis Belgjikës dhe Anglisë përfundoi si një leksion futbolli e “djajve të kuq” ndaj shpikësve të kësaj loje./atsh
Rezultati 2-0, me nga një gol për secilën pjesë (Meunier në ‘4 dhe Hazard në ’82) ishte tregues i asaj që ekipet dhanë në fushën e lojës, ku belgët dukeshin më të qartë, më të freskët e më të motivuar se lojtarët anglezë. Si përfundim, Belgjika merr vendin e tretë në këtë Botëror, duke arritur klasifikimin më të mirë në historinë e Kupave të Botës për këtë kombëtare. /