Një grua 104-vjeçare më Itali ka realizuar dëshirën për të hipur në një “Ferrari”.
Ida Reggiani ka bërë një xhiro me makinën e kuqe për rreth 10 minuta në rrugët e Maranello-s.
Ulur në sedijen e pasagjerit, ajo ka shijuar një udhëtim me modelin “California Turbo”.
“Nuk dua të kthehem në shtëpi. Ishte një dhuratë shumë e bukur, një përvojë e paharrueshme”, ka thënë ajo.
Gruaja 104-vjeçare jeton në një azil në Sassuolo.