Loading...

Femra nuk është karrige, uluni mbi mua – Nga Fjori Hysa

Nga Fjori Hysa :

Femra nuk eshte Karrige

‘Ju them te uleni, uluni mbi mua…rehatohuni, qetesohuni, perkedheluni, puthuni, shtrengohuni, ne dashuri kafsherohuni…
‘Te me thyhen brinjet, kockat te me behen dru, ky legen te marre fund e te mos ankohet nga shtrengimi i dashurise suaj, nuk do te shikoj e degjoj asgje…’
‘Prit,mos u kthe, lakuriq do te mbetem nese nuk do me blesh nje pale rroba te hajrit.”
‘E njoh nderin po aq sa ju, dua si ju, kam trup si tuajin (dy duar, dy kembe, nje legen, nje kraharor me me pak brinje, diku marr fryme edhe me te thyera, nje koke e nje shpatull qe ju puth e ju perqafon ne mbeshtetjen tuaj.

Nuk di te them;
‘Sa me Duan.’
Lutem kur me perdorni;
‘Mos me Perdhunoni.’
Si njeri- tjetrin te me doni.
Ju njerez, ngrini zerin, doren, nganjehere edhe te dyja, kam pare te ngrihen me tere forcen e trupit e te thone: ‘Stop’. Ne mua ulet kushdo, e une s’po ju ndaloj, sepse dua edhe une te njoh dashurine e te them: ‘ Uau e provova ate ndjesi!’
Jam romantike?
‘Kam dashuruar edhe ne shi !’
‘Kur ai qe une e lejoj te qendroje mbi mua, i dehur, vjen e me shkelmon, me thyen si nje gje e pavlere.’
‘Cfare ekziston dhe eshte e pavlere?\'”
Atehere, ‘strukem poshte’ sikur te fshihem syresh dhe i peshperis vetes… :
‘Ndryshomeni emrin,
Asnje Femer nuk meriton te poshterohet.’

Fjori Hysa

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com