Pas humbjes 5-0 në Letoni ndaj Ventspilsit, skuadra gjirokastrite e Luftëtarit zhvilloi një tjetër paraqitje për t’u harruar në “Elbasan Arena”, në sfidën që përfundoi në barazim 3-3.
Skuadra e drejtuar nga trajneri kroat Kostiç kaloi e para në avantazh me Shkurtajn, por letonezët përmbysën brenda 45-minutëshit të parë.
Reagimi i Luftëtarit erdhi në pjesën e dytë, duke u rikthyer sërish në avantazh, por deri në minutën e 93-të, kur skuadra e Ventspils shënoi golin e tretë dhe vulosi barazimin 3-3.
Kështu Luftëtari i jep lamtumirën Europës që në raundin e parë, në këtë pjesëmarrje historike për gjirokastritët.atsh