Pasi u betua nje dite me pare, sot Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, të përbërë nga 16 ministra, ndërsa emri i njërit prej tyre, është ai që ka bërë më shumë zhurmë. Bëhet fjalë për Berat Albayrak, i cili është dhëndri i presidentit Erdogan dhe është emëruar nga ky i fundit si Ministër i Thesarit dhe Financave.
Ky vendim është interpretuar nga kritikët, si një tentativë e presidentit për të pasur kontroll të plotë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit.
Berat Albayrak është 40 vjeç dhe prej vitit 2004 është i martuar me vajzën e presidentit, Esra Erdogan. Më herët ai ka qenë edhe CEO i Çalık Holding, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Energjisë dhe Burimeve natyrore.
Më poshtë është edhe kabineti i plotë i presidentit Erdogan:
Zëvendëspresident: Fuat Oktay
Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül
Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes: Zehra Zümrüt Selçuk
Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit: Murat Kurum
Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu
Ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore: Fatih Dönmez
Ministër i Rinisë dhe Sportit: Mehmet Kasapoğlu
Ministër i Thesarit dhe Financave: Berat Albayrak
Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy
Ministër i Arsimit: Ziya Selçuk
Ministër i Mbrojtjes: Hulusi Akar
Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca
Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mustafa Varank
Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Bekir Pakdemirli
Ministre e Tregtisë: Ruhsar Pekcan
Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Cahit Turan