Loading...

Elbasan/ Burrë e grua gjenden të vdekur në banesë, dyshimet e para (Emrat)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjegjan të Elbasanit. Burrë e grua; Shyqo Xhyra dhe Sabrije Lici janë asfiksuar brenda banesës së tyre si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga bombola e gazit.

Flakët kanë përfshirë orenditë shtëpiake; kolltuqet dhe divanët, nga ku tymi më pas ka përfshirë edhe ambientet e tjera.  Mësohet se viktimat janë gjetur në banesën e tyre dykatëshe ku ata jetonin të vetëm.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com