Loading...

Edhe Presidenca pa hipotekë, duhej regjistruar brenda vitit 2017, vilën e Lalzit e hipotekoi qysh në themel

Në muajin qershor 2017, ose 1 muaj para dorëzimit të “çelësave” prej presidentit Nishani, KLSH ka kryer një kontroll ekonomik-financiar në Presidencën e Republikës, ku ka zbuluar abuzime, por edhe një fakt që është turp shtetëror.
Godina e Presidencës dhe mjediset brenda murit e kangjellave të saj, nuk janë të regjistruara në hipotekë, troç Presidenca e Shqipërisë është pa letra, paçka se brenda saj gjendet vetë kreu i shtetit.
Nga KLSH, u konstatua se gjatë të 3 viteve të fundit që president ka qenë Nishani, megjithëse ishte lënë detyrë nga kontrolli i mëparshëm, nuk u zbatua Ligji Nr. 8743, datë 22. 02. 2011 për të regjistruar në hipotekë ndërtesën e Presidencës, detyrim që e kanë pasur në 17 vitet e fundit edhe ish presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi e Alfred Moisiu, por që nuk e kanë zbatuar, duke e lënë Presidencën si objektet e Bathores që trajton Artan Lame.

Pasi konstatoi këtë turp shtetëror, KLSH la detyrë që godina e Presidencës të regjistrohej në hipotekë brenda 31 Dhjetorit 2017, por Presidenti Ilir Meta nuk ka urdhëruar akoma kryerjen e procedurës, ndërkohë që vilën e tij në Gjirin e Lalzit me sipërfaqe 30% më të madhe se presidenca, e regjistroi qysh në themel dhe po e lë pa letra, se ndoshta ëndërron ta përlajë me ndonjë “defterë pronësie anadolli” si “trashëgimi toke e Monës”./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com