Loading...

Edhe “Google” e ka skeduar si personazh korrupsioni, ndërsa drejtësia nuk e zbulon dot

Sa herë klikojmë fjalët “flori, gurore, vende pune, rrugë, video, skrap”, dalin emrat LSI-Ilir Meta
Duket si detaj i zakonshëm, por ka diçka të veçantë dhe tepër interesante, që e ndeshim përditë gjatë punës në kompjuter, sa herë që bëjmë kërkime fotosh e informacionesh në “Google”. Janë disa emra, terma, emërtesa, ngjarje, personazhe, informacione e foto, që sa herë i kërkon në “Google”, dalin ata të parët, sikur i ke kërkuar qëllimisht, por kështu ndodh realisht, paçka se duket edhe si “çudi”.

Por nuk është aspak çudi, që sa herë klikojmë fjalën “Flori”, del emri i Ilir Metës shoqëruar me tekstin dhe komentet, që e quajnë “hajdut i floririt” të Thesarit të Shtetit në Krrabë dhe këtë nuk e thonë vetëm komentusit, por e ka thënë dhe “Radio-Digjitali” Sali Berisha.

Sa herë klikojmë fjalën “Gurore”, përsëri del emri Ilir Metës, si biznesmen i mermerit dhe gurëve dekorativ, që po rrafshon malet e Skraparit deri në atë farë derxheje, sa bashkëfshatarët e tij të ikur prej 2 e 3 dekadash jashtë Shqipërisë, kur të kthehen nuk do ta njohin zonën, madje nuk do gjejnë dot as fshatin e tyre.

Sa herë klikojmë fjalën “Vend pune”, shfaqet logo e LSI, si parti “dispeçeri” shitje vendesh pune në administratën publike, madje dalin edhe emrat Ilir e Monika, por në versionin “diplomatik” e të zbukuruar si “bamërës”, me sloganin: “LSI punëson, sepse kujdesemi për mirqenien e njerëzve”!

Sa herë klikojmë fjalën “Rrugë”, dalin përsëri LSI dhe emrat e drejtorëve e ministrave të saj, të arrestuar për vjedhje tenderësh të rrugëve, por del edhe emri i Ilirit e Monikës, si sekserë të lirimit të tyre nga prangat.

Sa herë klikojmë fjalën “Video”, përsëri shfaqet Ilir Meta, në videon e bllokut të mbushur me pazare punësimesh, përqindje HEC-esh, trafik nafte, shitje licensash, të cilat i shpreh me zë e me figurë, por shfaqen edhe emrat e gjyqtarëve Shpresa Beçaj e Ardian Dvorani, që e nxorrën të pafajshëm.

Edhe kur klikojmë emrin skrap, përsëri del emri i LSI, dalin emrat e drejtorëve dhe “trimave” të LSI, akzuar me fakte maunesh, si parti që financohet nga shitja e skrapit të vjedhur, aq sa nëpër ndërrmarrje, fabrika e kombinate, nuk ka lënë asnjë copë bullon për inventar.

Mund të duket çudi, por edhe vetë “Google” që është valë satelitore, i ka skeduar dhe i publikon përditë emrat LSI e Ilir Meta, si të molepsur në korrupsion, ndërsa drejtësia shqiptare… nuk i ka zbuluar akoma!/Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com