Loading...

“E rrahën pastaj e hodhën nga shkëmbi”, dëshmia tronditëse për shqiptarin në Greqi

Në një kohë kur u tha se 32-vjeçari shqiptar u vetëvra, duke u hedhur nga shkëmbi, një tjetër version del në dritë për Dorjan Mançellarin. I riu u gjet i vdekur në Greqi disa ditë më parë në zonën Koum Kapi, Villa Koundouros pranë plazhit të Hanias. Madje siç raportuan edhe mediat greke, atij iu gjet në dorë një letër në gjuhën shqipe me përmbajtje erotike.

Por në një rrëfim për JOQ.al, thuhet se Mançellari është dhunuar nga policët grekë, pasi në trup i janë gjetur shenja dhune. Një person i afërt me viktimën ka dëshmuar se shqiptari është mbajtur 7 ditë në paraburgim në komisariatin e Grevenas, për shkak se kishte të papaguar një gjobë prej 120 eurosh, në momentin kur po kalonte doganën. Ai kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjarët, por në ditën e 8-të humbi çdo lidhje me ta.

Po ashtu shoku i shqiptari rrëfen se një ditë para se 32-vjeçari të lirohej, kishte lajmëruar prindërit se do të nisej tek një mik i tij, i cili e priste në Larisa. Pas kësaj dite, familja e të ndjerit nuk pati më kontakte me të. Disa ditë më pas, trupi i shqiptarit u gjet i hedhur nga një shkëmb në plazh. Sipas mjekut ligjor i cili ka kryer autopsinë, vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda në kokë të shkaktuara nga rënia nga lartësia e shkëmbit. Por sipas dëshmitarit, vdekja e shqiptarit ka ardhur pas dhunës së ushtruar nga ana e policisë greke në paraburgim, ndërsa shton se më pas u inskenua gjithçka.

Viktima ishte besimtar i fesë Islame dhe si praktikues i rregullt i saj, i afërmi i tij deklaron se vetëvrasja është akt i përjashtueshëm si motiv për vdekjen e tij. I njëjti burim konfirmon se viktima ka 50 fraktura në trup dhe se ekspertiza greke ka ekzaminuar trupin dhe dyshohet se i ka marrë organet jetësore dhe ka mbuluar provat. Familjarët dhe të afërmit e viktimës kërkojnë drejtësi për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përballë autoriteteve përgjegjësit e vërtetë të vdekjes të së birit. Ata i kërkojnë organeve hetuese të vërtetojnë faktet pasi dyshimet hedhin dritë mbi ngjarjen duke mos e cilësuar si vetëvrasje.

I afërmi i viktimës rrëfen: Pershendetje JOQ, Dorjan Mancellari, eshte shok i imi. Per shkak se kishte nje gjobe 120 euro te pa paguar e kane mbajtur ne burg per 7 dite kur kaloi doganen. Ne diten e 8 humbi kontaktet me familjen. Arsyeja e vrasjes eshte rrahja nga policia greke dhe ka 50 fraktura ne trup sipas ekspertizes ne Tirane. Ne mediat greke eshte aluduar se ka kryer vetvrasje, nderkohe qe personi ne fjale i perkiste besimit islam dhe ishte praktikues i saj. Para dites te fundit qe do dilte lajmëroi prindërit se neser do dal dhe do shkonte tek miku qe e priste. Ne kte dite familja nuk mori me kontakt. Mbas disa ditesh u gjet trupi i vdekur i hedhur diku, me pretendim se ka kryer vetvrasje, nderkohe qe ka shenja dhune ne trup. Per pjesen e akuzes po merret avokati kopetent.

U nis drejt Larises, e priste nje shok qe personalisht nuk e njoh. Trupi u gjend prap nje plazhi, me ide se eshte hedhur nga shkembi. Trupi mberriti sot ne Tirane dhe ekspertiza do e kryej neser se u lajmerua qe ne driten e diellit duket me mire lloji i goditjes. Per momentin prindërit jane shume te prekur dhe si cdo prind po e perjetojne shume dhimbshem. Neser del ekspertiza dhe jane vazhdimisht ne kontakt me familjen, se trupi eshte hapur nga organet qe ne Greqi dhe dyshohet per marrje te organeve dhe mbulim te provave. Trupi eshte gjendur ne plazh nga disa kalimtare te rastit, ndersa dhunimi eshte bere ne paraburgim. Problemi qendron se policia qe e ka marr trupin, mjeku ligjor perkates bie ndesh me policen e burgut, per shkak se ne formular ka deklaruar se ka shenja dhune dhe si pasoje vdekje. Sa per qytetin ku ishte komisariati ishte ne Grevena. Duke parashtruar te gjitha mundesite e vdekjes, kjo duket me e besueshmja. Shenjat e dhunes ne trup, shenjat e hekurit te pistoletes ne trup, trupi i gjetur poshte nje shkembi ben te kuptohet qe aty ka qene nje plan i thurur nga pala greke, kushdo qofte. Pervec policise nuk ka se kush mund ta kete goditur dhe ta vrase ne kete menyre. Ju lutem publikojeni si lajm se ndoshta ndergjegjesohen te rinjte dhe ndoshta ky lajm i hidhur per ne behet shkak qe ata te ardhmen ta shohin ne tjeter vend. Zoti e meshirofte. Zoti ju ruajte!”/korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com