Loading...

E rëndë, shqiptari bie në pus, humb jetën

Kufoma e një shqiptari është gjetur mëngjesin e sotëm në një pus në zonën e Umbrias, Itali.

Bëhet fjalë për 77-vjeçarin Cin Nika, trupi i pajetë i të cilit është gjetur gjatë kërkimeve.

Ka qenë një qen i zjarrfikësve që e ka gjetur trupin e pajetë sot në mëngjes.Me shumë mundësi ngjarja është aksidentale.

Siç kanë shpjeguar të afërmit, i moshuari çdo mëngjes dilte për tëmbledhur manaferra.Dhe të hënën po ashtu kishte dalë për të mbledhur manaferrat dhe nuk është kthyer.

Pasi nuk ka ardhur në shtëpi, është dhënë alarmi dhe kanë nisur kërkimet.

Vetëm mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com