Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një nëne të re i ka vdekur fëmija në bark dhe për këtë arsye ajo do ti nënshtrohet operacionit.
Lajmi është bërë i ditur nga burime spitalore. Sipas tyre, nënës 24-vjeçare me inicialet L. S., për arsye ende të paqarta i ka vdekur fëmija në bark.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku pas evidentimit të vdekjes së fëmijës është kërkuar ndërhyrja kirurgjikale.
Por mësohet se mjekët e Vlorës nuk kanë pranuar që të marrin përsipër operacionin e nënës së re, e cila gjendet e shtruar në pavion dhe ka ende fëmijën e vdekur në bark.
Familjarët janë duke pritur që të operohet e afërmja e tyre./kohajone