Loading...

E lanë të dergjej gjysmë e vdekur, vajza nga Tirana u jep mesazhin rrëqethës “vrasësve” së saj

Disa ndodhi në jetën tonë na shënjojnë përjetë, qoftë të mira apo të këqija.

Nuk fshihen kurrë nga memoria jonë sado kohë të kalojnë.

Zakonisht janë kujtimet e këqija ato që na përndjekin dhe na bëjnë që ta jetojmë jetën me mllef dhe urrejtje, megjithëse mund të shërbejnë si një mësim i vlefshëm për të ardhmen.

Një vajzë ka rrëfyer për JOQ, historinë e jetës së saj që e bëri të ndryshonte rrënjësisht mënyrën se si i sheh gjërat.

Ajo ka vendosur të shprehë disa fjalë për personat që i shpëtuan dhe ata që e lanë të dergjej gjysmë e vdekur, pas një aksidenti të tmerrshëm të ndodhur disa vite më parë.

E reja megjithëse ka kaluar shumë pas aksidentit ka vendosur t’u thotë dy fjalë personave që e vranë shpirtërisht, kur nuk mundën t’ia merrnin jetën!

Vajza shkruan:

Me dt 01.04.2003 ne Unazen e Re u perplasen dy vajza te moshes 18 vjec nga nje makin e vjedhur dhe u lan ne rrug per te vdekura ! Njera nga ato jam un , e mallkoj ate dite sepse me nderpreu endrrat ne mes. Por mallkoj me shum ata dy persona qe na lane ne rruge dhe u larguan  me vrap ( sic me kan then sepse un rash ne koma per 9 dit dhe nuk mbaj mend asgje ) kur u zgjova , pash qe endrrat qe kisha mu prene ne mes dhe krevati u be miku im per shum muaj me rradh, gjithashtu dhimbjet pa fund qe me shoqerojne dhe sot .
Thjeshte dua tu them atyre dy zoterive qe cdo gje lahet ne kte jete dhe thjeshte nese ata e lexojne dua tu them , qe un jetoj dhe jam me e fort se kurr , pa cka qe dhimbjet do i kem te perjetshme .
Por juve si mund te keni dinjitet te vazhdoni jeten , te  krijoni familje dhe te keni ne nderrgjegje ate qe bet ?
Shpresoj ta lexoni dhe nese jo, te jeni duke u tretur ne dhe , sic gati ma mundesuat mua ate gje ne lulen e rinise.
Spitalit , hmmm flm qe me lat 2 or nen carcaf te bardh ne korridor per te vdekur , por dhe aty fati me ndimoj qe te mos varrosem e gjall . Kur nje i aferm me zbuloj per te  me puthur ne ball dhe e pa qe jam e ngroht dhe pas 2 orve .
Si ka mundesi qe te ndodhin kto gjera ! Shpresoj qe ata doktor qe me lan mua ashtu , te mos ken varrosur nje te gjalle.
Dhe faleminderit atyre qe me moren ne ane te rruges dhe me derguan ne spital dhe atyre  doktorreve qe u kujdesen per mua qe sot te jem gjall. Shum flm.”/Shkodra.news

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com