Loading...

“Dy shqiptarët më morën gjithçka”, tragjedi në familjen e prezantueses së famshme

I biri i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura është dërguar mbrëmë me urgjencë në spital në Milano, pasi u plagos me thikë gjatë një konflikti në një diskotekë në qendër të qytetit italian.

Sipas mediave italiane lidhur me këtë ngjarje, policia italiane e qytetit të Milanos ka ndaluar dhe vënë në pranga 4 persona, dy shtetas shqiptarë e 2 italianë.

Sipas raporteve të arrestuarit dyshohet se një ditë më parë kanë qëlluar me thikë 19-vjeçarin italian, Niçolò Bettarini.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë të moshës rreth 23 e 29-vjeç, ndërsa dy italianët 24 e 29-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në diskotekën Old Fanshion të Milanos,  ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga një grup personash.

Thuhet se ngjarja ka nisur pas një konflikti mes disa të rinjve. Prezantuesja e njohur ka thënë: Falë Zotit, Nicola është jashtë rrezikut e është një djalë me kurajë.

"Dy shqiptarët më morën gjithçka", tragjedi në familjen e prezantueses së famshme

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com