Loading...

Dy operacione në kufi me Shqipërinë, sekuestrohen thasë me drogë, arrestohet dhe një person nga policia greke

Në dy operacione të ndryshme, janë kapur rreth 135 kg marijuanë me “origjinë” shqiptare, nga Policia greke.

Fillimisht në kufirin greko-shqiptar, kapen 59 kg marijuanë. Mësohet se operacioni i policisë greke është zhvilluar në Sajadhe, Igumenicë. Për pasojë, është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 11 pako me 58 kg 640 gram marijuanë. Në përfundim të këtij operacioni në pranga ra drejtuesi i mjetit grek 51-vjeç.

Po ashtu gjatë ditës së sotme është zhvilluar një tjetër operacion në kufirin greko-shqiptar.

Ne Grevena është tentuar të ndalohet një mjet që vinte nga kufiri gjelbër por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë e ka braktisur atë dhe është larguar me vrap por pas ndjekjes është arrestuar.

Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 3 çanta me 73 pako që përmbanin 75 kg 970 gram marijuanë. U sekuestruan 190 euro, 2 celulare dhe 3 karta SIM. Në pranga drejtuesi i mjetit grek 40 vjeç ndërsa në Selanik u kap pronari i mjetit, shqiptar 37 vjeç.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com