Tekniku Ilir Daja nuk ka të ndalur. Kërkon që Flamurtarit i tij të jetë menjëherë pretendent për titull dhe për këtë kërkon elementët më cilësorë për kuqezinjtë.
Sipas asaj që mësohet nga burime pranë klubit, në Vlorë priten dy lojtarë amerikano-jugorë, të dy të njohur për publikun shqiptar. Elton Cale, braziliani që bëri një sezon të mirë vitin e kaluar me Kukësin dhe Agustin Torassa, fantazistin që qajnë ende te Partizani, ku largimi i tij uli ndjeshëm potencialin sulmues të skuadrës. Ky i fundit ka arritur marrëveshjen me kuqezinjtë dhe pritet vetëm ti bashkohet skuadrës për të vijuar përgatitjet nën urdhërat e Dajës.
Ndërkohë që për Calen, tratativa vijon dhe shumë shpejt mund të mbyllet pozitivisht dhe Daja të ketë në dispozicion edhe ish lojtarin e Kukësit. Daja kërkon të bëjë poker, pasi deri më tani ka fituar tre tituj me tre skuadra të ndryshme dhe nëse do e fitonte këtë sezon titullin me Flamurtarin, atëherë Daja do ishte i vetmi trajner që kishte realizuar një objektivë të tillë. /atsh