Hapeni derën bijt’ e mi…
jam nëna që ju kam dhan’ gjiju kam rrit me shum’ mundimepse ma vratë sot zemrën time…Ikën vitet un’ u plaka
tani s’po ju duhem më nxorët përjashta
për ju shpirtin e kisha plot
por tashmë ju u bëtë veç lot…
A mendoni kush ju lindi
a mendoni kush ju rriti
kur të lëndoheni trupi ju dhëmb
a mos vallë thirrni oh moj nën’…
Si më nxorët nëpër rrugë
e mbyllët pragun e derës
si pa mua ju hahet buka
për ju ia kam hequr kafshatën vetes
Zëmra e nënës që po rënkon
në mosh’ të thyer u copëtua
nuk urren as nuk mallkon
mendon se do plakeni,
keni për ta kujtuar…
Kur të vi dita ta kujtoni
me gjith’ shpirt do e kërkoni
haku i saj çdo dit’ ju vret
s’ka si nëna në kët’ jetë…