Loading...

Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vemendje se data 10 korrik 2018 është afati i deklarimit të librave të shitjes dhe blerjes për tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, të përfshirë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018.

Tatimpaguesit, duhet të mbajnë në konsideratë se të dhënat e blerjeve dhe shitjeve regjistrohen në librat e shitjes dhe blerjes në baza mujore.

Dorëzimi i librave kryhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik që ka vetë subjekti, në rubrikën “Librat e Shitjes dhe Blerjes”. Brenda datës 10 Korrik duhet të deklarohen librat e shitjes dhe blerjes për periudhat tatimore Prill, Maj dhe Qershor.

Në Librin e Shitjes, tatimpaguesi, duhet të regjistrojë në mënyrë kronologjike çdo faturë tatimore shitjeje të lëshuar prej jush, si dhe përmbledhjen e qarkullimit ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër të vetme mujore. Po kështu, në Librin e Blerjes, tatimpaguesi regjistron çdo faturë blerje malli me dhe pa TVSH, sipas kolonave përkatëse.

Totalet e të dhënave, të regjistruara në librat e shitjes dhe blerjes, plotësohen në rubrikat përkatëse të Deklaratës mujore të TVSH-së, e cila është e thjeshtuar. Ajo dorëzohet po në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing. Deklaratat e muajve Prill, Maj dhe Qershor duhet të dorëzohen brenda datës 16 Korrik 2018.

Për çdo paqartësi apo problem, ju mund t’i drejtoheni shërbimit Live Chat ose të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve. Një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale, nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00.

Administrata Tatimore, ju fton të vizitoni edhe “Këndin e Asistencës”, i dedikuar për biznesin e vogël, që ndodhet në sportelet e Shërbimit për Tatimpaguesit në të gjithë vendin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com