Loading...

Dikur jetonte në këtë shtëpi, sot finalist i Kupës së Botës

Luka Modric sot padyshim se është një nga lojtarët më të mirë në botë.

Pas disa sezoneve të suksesshme të Real Madrid, mesfushori 32-vjeçar ka arritur që në botërorin e Rusisë ta çojë në finale kombin e tij, Kroacinë, ku do të sfidojnë Francën.

Ky sukses e ka shndërruar Modricin në favorit për Topin e Artë.

Por para se të arrinte këtu, Modric kapërcyer shumë vështirësi serioze në jetën e tij.

 

Kur kapiteni i Kroacisë ishte vetëm 6 vjeç, jeta e tij u trondit kur gjyshit i tij i dashur ra në duart e banditëve militantë serb, ndërsa ai u detyrua të jetonte si refugjat në atdheun e shkatërruar nga lufta.

Ai dhe familja e tij një kohë kanë jetuar pranë maleve të Velebit në Dalmacinë Veriore, ku edhe sot aty ndodhet shtëpia e tij.

Kjo ka bërë që gazetarë të mediumeve të shumta botëror e turistë nga e gjithë bota, të vizitojnë shtëpinë e shkatërruar të Modric, duke mos besuar se në këtë vend një ditë ka jetuar njëri nga futbollistët më të mirë sot në glob./Lajmi.net/

Image

Image

Image

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com