Loading...

Dhunohen punonjësit e OSHE në Fier, agresori nxjerr pistoletën. Drejtori: Ja pse ndodhi, kemi pamjet

Një person ka ushtruar dhunë mbi rojen dhe punonjësit e OSHE në Fier, raporton ‘Fax News’. Mësohet se personi në fjalë ka dashur të takojë drejtorin e institucionit dhe ka ushtruar dhunë për të hyrë me forcë.

Pasi kaështë konfrontuar ai është larguar. Sipas policisë ende nuk dihet identiteti I tij.

Gjatë nje lidhjeje telefonike, drejtori i OSHE Fier, Armando Zhuka, pohoi se nje person ka ardhur në është futur në ambjentet e institucionit dhe ka kërkuar takim me drejtorin rajonal.

Pasi është vënë në dijeni se drejtori nuk ndodhej për momentin, personi në fjalë i ka kërcënuar dhe ka treguar pistoletën.

Zhuka ka theksuar se ka edhe pamje filmike të cilat i janë vënë ne dispocion policisë dhe është kryer kallëzimi përkates.

Sipas drejtorit të OSHE, këto kërcenime kanë ardhur si pasojë e operacioneve të kryera në terren për ndërprerjen e lidhje të paligjshme

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com