Një 31-vjeçare nga Vlora akuzon se është dhunuar sistematikisht nga ish-bashkëshorti i saj dhe për këtë gjykata i ka caktuar tri herë një urdhër mbrojtjeje.
Ky vendim është thyer dhe gruaja me iniciale M.Sh. thotë se ndihet e kërcënuar nga njeriu me të cilin ka edhe fëmijë. Me frikën se situata të rënda mund të përsëriten, e dhunuara i ka telefonuar policisë së Vlorës, ku kërkon edhe një takim me drejtorin.
Sapo isha në degë për një kallëzim për një shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe mua nuk më morën kallëzim. Nuk më kanë marrë kallëzim, dua të flas me drejtorin e policisë dhe kërkoj numrin e drejtorit të policisë. Si mund t’i mbyllni qytetarëve gojën, si mund ta luftojmë krimin duke mbyllur gojën. Nuk marrin kallëzim penal se janë të korruptuar, e kanë detyrë ligjore, jam paraqitur tek policia edhe nuk më kanë pranuar kallëzimin.
Rasti i saj u denoncua live ne Report Tv edhe nga avokati Idajet Beqiri, i cili shkoi edhe me tej, duke akuzuar policinë e qytetit bregdetar për neglizhim të këtij rasti.
Rastet e grave të dhunuara ndaj të cilave thyhet urdhri i mbrojtjes janë shtuar në Shqipëri, duke bërë që ngjarjet shpeshherë të përfundojnë me pasoja fatale. Ende nuk ka një reagim nga uniformat blu të Vlorës, të cilët duhet të kthejnë një përgjigje edhe për akuzat e avokatit Beqiri./shqiptarja.com