Tërmeti i fortë që ra mëngjesin e sotëm në Shqipëri nuk u ndje vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Nga informacionet e Qendrës Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura deri në orën 12:30 janë konstatuar:
- Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
- Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
- Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.
- Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
- Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
- Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
- Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.
Në qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.