Trajneri i Kroacisë, Daliç, po bën mjaft mirë me ekipin e tij në këtë botëror. Ai arriti finalen e Rusisë, pasi fitoi 2-1 me Anglinë. Numri një i stolit foli pas fitores me “luanët”.
“Përgëzoj djemtë dhe them ‘nuk janë normalë’. Nuk jam unë ai që ka merita në këtë grup, janë këta djem, që kanë vrapuar e luftuar
“Faleminderit, faleminderit te gjithëve, në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë e kudo në botë.
“Nuk duam të ndalemi, kur erdhëm në Moskë thamë që do qëndrojmë aty deri në fund. Tani duam trofeun, nëse do edhe Zoti, do ta fitojmë”,- u shpreh Dalic.