Loading...

Cilët jemi ? Nga vijmë ?! / nga Anila Toto

Cilët jemi ? Nga vijmë ?!

Kush je? Nga vjen? Ç’do të bësh në jetë?

Një fëmijë i vogël qëndron përballë e ne e pyesim pa frikë për gjëra që askush nuk i di …
Nëse pyesim lulet ..ato heshtin, nëse pyesim njerëzit ata heshtin … nëse pyesim vetë Zotin ai hesht…
Unë vij si fëmijë për të jetuar, për të mësuar e krijuar, lind për të qënë pjesë.
Mos më pyesni për gjëra që edhe zoti vetë nuk di të përgjigjet. Unë jam fuqi që dua gjithçka që kam përreth meje, me duhet për të jetuar, për të ecur , për të krijuar atë që pasqyron natyra në shpirtin tim që sa vjen e zmadhohet nga ç’ka do, çka shpreson, çka pret …

Unë linda i vogël në botën e madhe
i madh unë linda në botën e vogël.
Herë pas here lodrat mu bënë male
Herë pas here malet mu bënë lodër.

Në këndin e shpirtit në majen me te larte
Fshihem kur ndihem një djale i vogël.
Pastaj une hesht dhe vetëm nis prapë
T’u ngjitem maleve… e kjo s’është më lodër!

Anila Toto

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com