Loading...

Cilët ishin Gjirokastritët që Dhanë më Shumë Napolona për Ngritjen e Monumentit të Çerçiz Topullit!

Inisiativen per ngritjen e monumentit te Çerçiz Topullit e kane ndërmarre mërgimtarët gjirokastritë në Amerikë dhe në Gjirokastër Xhevat Kallajxhi, botues i gazetës “Demokratia” i cili organizoi në kinemanë e qytetit një mbledhje të zgjeruar me parinë, intelektualë, zanatçinjë dhe qytetarë të thjeshtë.

Kjo ide u mbeshtet dhe u ngrit nje komision per çeljen e fushatës për ndihma. Në shtypin lokal, gazetën “Demokratia”, u botua dhe nje thirrje drejtuar popullit të Gjirokastrës dhe mërgimtarëve në Amerikë e gjetkë për të kontribuar me napolona për ngritjen e monumentit që u pranua të përgatitej nga skulptori Odise Paskali.

Në thirrje vec të tjerave thuhej:

Gjirokastritë!

Çdo komb është bërë me mundime dhe me gjakun e dëshmorëve të vet. Edhe kombi shqiptar ka idealistët e tij që u përpoqën dhe sakrifikuan veten e tyre për këtë qëllim të shenjtë. Nje nga këta dëshmorë është dhe Çerçiz Topulli.

Çerçiz Topulli luftoi si hero dhe vdiq si hero… Mbledhja e 19 shkurtit 1928 vendosi që statuja të ngrihet vetëm me fondet e gjirokastritëve…”.

Po cilët ishin gjirokastritët që dhanë më shumë napolona nga xhepi i tyre per ngritjen e monumentit të Çerçizit?

Ata jane të shumtë por më shumë të holla në franga ari dhanë:

Hirësia e Tij At Sulejmani 240 fr.ari;
Fejzi Alizoti 200 fr.ari;
Remzi Kadare 200 fr.ari;
Elmaz Hadëri 200 fr. ari;
Sami Karagjozi 200 fr.ari
dhe nga 100 fr. Ari Zurdi Karagjozi, Aleks Caci, Bilal Topulli, Mersin Sejdo, Xhevdet Xheneti, Foto Tola, Vasil Lito; Xhevat Kallajxhi, Muharrem Hajdëri, Sami Kokalari, Beso Gega, Galip Cano, Dr. Avni Lako, Bame Mezini, Qerim Karagjozi, Kaman Topulli, Muho Çene, Hulusi Kavo nga 40 fr. ari, ndërsa të tjerë sipas takatit, kush 30, 20, 10 dhe 5 fr. ari.

Kësaj thirrjeje iu pergjigjën edhe gjirokastritët e mërguar në Amerikë te cilet derguan 93 dollarë dhe ne shtator te vitit 1929 komisioni i ngritur ne Gjirokaster njoftonte per dergimin e ndihmave te tjera nga Amerika, gjithsejt dhe 95 dollarë. Listat e pjesëmarrësve që ndihmuan me para per ngritjen e monumentit te Çerçizit si dhe për ceremoninë e organizuar për përurimin e monumentit, më 18 mars 1934, ditë e dielë, do shkruajmë në faqet në vijim të Gjirokastra Online.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com