Brenda 48 orëve të fundit në policinë e kryeqytetit kanë mbërritur dy kallëzime, për persona të zhdukur.
Më saktësisht në komisariat është denoncuar zhdukja e 32 vjeçarit D.H, i cili është kallëzuar në polici nga nëna e tij dhe 54 vjeçarja B.M, e kallëzuar nga djali i tij si e zhdukur.
Policia po vijon punën për gjetjen e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 30.06.2018, shtetësia E. H., vjrçe 56, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 08.06.2018, i është larguar nga banesa djali, D. H., vjeç 32. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Më datë 30.06.2018, shtetasi E. M., vjeç 25, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 10:30, i është larguar nga banesa nëna, shtetësia B. M., vjeçe 54. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.