Një ditë pas publikimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ardhur edhe deklarata e fortë e bërë nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos.
Nga njëra naë ai ka mohuar që në marrëveshje të negociohet për çështjen çame, pasi ai pretendon se ata janë kriminelë lufte dhe me të tillë nuk negociohet, por nga ana tjetër ai ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e të dyja palëve për çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.
Duke marrë shembullin e varrezave mund të themi që Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Sa i përket Vorio-Epirit, është një rajon i populluar nga grekët. Pakica do të mbrohet. Ndërsa çfarë pritet të diskutohet me pretendimet pronësore nuk kanë lidhje me çështjen çame. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe ne nuk do të negociojmë me kriminel.”
Shqipëria dhe Greqia kanë patur disa raunde bisedimesh dhe marrëveshja pritet të marrë firmat e Ramës dhe Tsipras në mesin e Korrikut. Grupi negociator shqiptar ka kërkuar që marrëveshja të marrë miratimin e parlamentit grek e më pas të firmoset nga dy kryeministrat.