Loading...

Bushati: Jemi pranë Greqisë në këto momente të vështira

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në shtetin fqinj grek, ku zjarret kanë shkaktuar me dhjetëra viktima, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Në këtë moment të vështirë ne jemi pranë fqinjit tonë, Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave. I urojmë shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi”,  ka thënë Bushati në reagimin e tij.

Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi për të raportuar çdo problematikë. Deri në këto momente, ministri ka konfirmuar se raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Albania in Greece – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonave të prekura. Deri në këto momente raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Për çdo nevojë qytetarët t’i drejtohen Ambasadës në Athinë në nr. +30 6941658183”, thuhet zyrtarisht nga ministri./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com