Një burrë dhe grua e lashtë janë gjetur të përqafuar në një varr në Ukrainë që daton rreth 3.000 vjet më parë, shkruan ShkodraNews. Gruaja u vra me dashje e gjallë për të shoqëruar burrin e saj në botën tjetër, besojnë arkeologët.
Ky varr i jashtëzakonshëm tregon për një çift që janë lidhur në dashurinë e përjetshme që nga Epoka e Bronzit.
Çifti, nga kultura parahistorike Vysotskaya ose Wysocko, u gjet pranë fshatit Petrykiv, në jug të qytetit të Ternopil në Ukrainën perëndimore.
Profesor Mykola Bandrivsky , i cili udhëhoqi studimin e “varret të çiftit të dashuruar” tha: “Është një varrim unik, një burrë dhe një grua shtrirë atje, duke përqafuar njëri-tjetrin shumë ngushtë. Të dy fytyrat shikonin njëri-tjetrin, ballët e tyre prekeshin”.
Ky shembull është shumë i mrekullueshëm, shkruan ShkodraNews. Ekspertët e autopsisë thonë se nuk do të ishte e mundur të vendosej trupi i gruas në një pozitë kaq të afërt nëse ajo do të ishte e vdekur më parë.
Ekspertët thonë se ka të ngjarë që gruaja zgjodhi të vdiste dhe të varrosej me dashurinë e saj.
Ata sugjerojnë se ajo piu helm kur ajo u ngjit në varr dhe përqafoi bashkëshortin e saj të vdekur në momentin e fundit.
Si mendoni për këtë gjest? /Përshtati: ShkodraNews