Kryeministri Edi Rama por edhe ministrat, paralajmëruan që në muajin prill se kjo verë do të ketë bum turistësh në Shqipëri. Mirëpo, pamjet të filmuara me dron në plazhet e jugut gjatë korrikut dëshmojnë të kundërtën.
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka publikuar një video ku shihen plazhet e boshatisur, ndërsa shpreh shqetësimin për efektin te bizneset.
“Plazhet fantastike të Vlorës janë bosh në mesin e sezonit turistik. Biznesi ka investuar në hotele dhe restorante dhe priste turistët e premtuar nga Rama. Po të merreshin me thelbin dhe jo me fasada dhe mashtrime, bregdeti do ishte një pasuri për të gjithë vlonjatët”, shkuan Shehaj në facebook./kohajone
https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/250945092166202/?t=0