Mbrëmja e së premtes do të ofrojë emocionet e një tjetër supersfide, të asaj mes Brazilit dhe Belgjikës, në orën 20:00, në Kazan.
Në letër kjo cilësohet ndeshja më e bukur e kësaj faze, ndërmjet dy prej skuadrave më të talentuara të Kupës së Botës.
“Seleçao” nuk pëson gol prej ndeshjes së parë në grupe ndaj Zvicrës dhe mund të mbështetet te klasi i Neymar, ndërsa përfaqësuesja belge kaloi me sukses testin e vështirë ndaj Japonisë, ku me përmbysjen e rezultatit, duke shënuar tre gola, tregoi forcë dhe karakter.
Brazili është një skuadër shumë e ekuilibruar, aq sa në 9 ndeshjet e fundit në 8 raste nuk ka pësuar gol. Dhe në 10 përballjet e fundit me skuadrat europiane nuk është mundur asnjëherë, duke fituar 8 dhe barazuar në vetëm 2 raste./atsh