Kryeministri Edi Rama ka postuar një status në profilin e tij në Facebook ku deklaron se në vendin tonë ka pasur një boom turistësh të huaj për këtë sezon dhe shprehet për aktivitetet të cilat do të organizohen përgjatë vijës bregdetare gjatë gjithë sezonit. Mbrëmjen e nesërme kryeministri bëri të ditur se në Lungomarë në Vlorë do të peformojë Trupa e Operas.
“Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës, koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e aktivitetet sportive…
Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një performancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës”, ka shkruar Rama në Facebook.