Loading...

Biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane afër blerjes së Feronikelit

Feronikeli i cili është në pronësi të kompanisë greke ‘Cunico Resources’, është duke iu shitur kompanisë nga Shqipëria, ‘Balfin Group’, me pronar biznesmenin më të pasur në Shqipëri, Samir Mane.

Kompania e Manes, e cila mësohet se është në fazën finale të blerjes së gjigandit Feronikel, aktivitet me biznesin e xehes, ushtron edhe në Shqipëri, më saktësisht në minierën e Bulqizës, ku pushtetin lokal e ka LSI e cila udhëhiqet nga bashkëshortja e presidentit Ilir Meta.

51 vjeçari është miliarderi i parë Shqiptar. Ai është president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.

Ndërkaq, Fabrika e Feronikelit është përballur me krizë ekonomike edhe në vitin 2017.

Prodhimi u ndal me 13 mars pasi rreth 820 punëtorë dhe 250 kontraktorë ndërprenë punën si shkak i mospagesës nga ana e Menaxhmentit të kësaj fabrike.

Për ndaljen e prodhimit, Menaxhmenti u deklarua se fabrika është duke u përballur me disa vështirësi teknologjike.

Telegrafi mëson se që nga muaji qershor punëtorët e kësaj fabrike nuk i kanë marrë pagat.

Ata thonë se ndjehen shumë të shqetësuar me të ardhmen e tyre, pasi siç thonë ata, shumë punëtorë tanimë kanë kredi nëpër banka në Kosovë dhe ndalja e punës në këtë fabrikë, po iu krijon probleme financiare.

Fabrika kishte paralajmëruar fillimin e punës në fillim të korrikut, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur./njekomb

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com