Loading...

Bidoni me benzinë shpërthen nga cigarja, 67-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një-67-vjecar në Qafë-Plloçë të Pogradecit ka pësuar djegie trupore dhe është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. Sipas policisë, B.G, banues në fshatin Buçimas ishte duke transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur, e cila mendohet se ka shkaktuar zjarrin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.07.2018, në Qafë-Plloçë, shtetasi B.G, 67 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec, aksidentalisht ka pësuar djegie trupore si pasojë e pakujdesisë gjatë punës, kur ka transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur. Ky shtetas u dërgua në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për “Ngjarje aksidentale”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com