Gallatë nga SHQUP
Pasi kreu i PD Lulzim Basha, dëgjoi ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, që u betua për luftë kundër mafies, rizgjoi shpresat e humbura dhe shprehu besimin edhe në emër Monikës, se bashkë me PD dhe LSI, Italia do të jetë mbështetëse e luftës kundër krimit, korrupsionit dhe mafies së trafiqeve shqiptare.
Deklarata e ministrit italian Salvini nuk mbeti brenda zemrës së Lulit, por frymëzoi dhe shefin “anti-mafie” të PD, deputetin Salianji, i cili zbuloi brenda vehtes së tij, se ka intuitë, ide, dëshirë, guxim publik, energji rinore dhe shije të njëjta me ministrin italian Salvini, me të cilin nëpërmjet Lulit, nisi komunikimin e mënjehershëm eskluziv e ekselent, për bashkëpunim në luftën kundër narko-shtetit shqiptar dhe si piknisje njohjeje, i postoi një simbol zemre edhe një pamje nga plazhi, dalë me recipeta kasapësh!
Duke qëndruar në pritje të përgjigjes, deputeti Salinaji ka nisur ëndërrimin për t’u bërë “Njëshi” i luftës kundër mafies shqiptare dhe i asaj rajonale dhe i ka nisur një mesazh Dr. Saliut, me këtë teskt: Doktor, jam Salinji, sikur të më bënte Luli Ministër të Brendshëm të Shqipërisë, do bëhesha si Salvini i Italisë.