PD presion bosit të LSI, të ndalë pazarin për KLGJ-KLP
Burime nga pjesa “blu” e opozitës, bëjnë me dije se krerët e lartë të PD, veçanërisht Berisha e Basha, janë mbërthyer nga frika e bashkëpunimit të LSI me PS, për të bashkuar 84 votat për KLP, KLGJ dhe Shkollën e Magjistraturës, ndaj dhe kanë ndërtuar një skemë presioni ndaj parti-familjes mafioze “Meta-Kryemadhi”, duke i rikujtuar disa nga krimet e kryera.
Nëpërmjet “tellallëve” të tij, Sali Berisha i ka dërguar sinjal të koduar, por të qartë Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke i kujtuar aksidentin e bërë 4 vite më parë, më datën 6 korrik 2014, ora 21 e 45 minuta në aksin rrugor pranë fshatit Bilalas në Maminas, në kthesën e Gjirit të Lalzit, ku makina zyrtare e Ilir Metës-Kryetar Kuvendi, sipas denoncimit të bërë më 8 korrik 2014 prej PD, ka shtypur këmbësorin 19-vjeçar M. Lohja, pas të cilit shoferi I Metës është larguar me urdhër të Ilir Metës, duke lënë viktimën në rrugë dhe duke mos e raportuar aksidentin në polici (sipas deklaratës së PD-zëdhensja Laura Vorpsi).
Por 49 orë më pas, PD është informuar për këtë aksident më pasojë vdekjen e 19 vjeçarit, për lënien e tij në rrugë dhe fshehjen e krimit prej eskortës së Metës dhe Policisë së Durrësit, ndërkohë që LSI, zyra e shtypit e kryeparlamentarit Ilir Meta dhe Policia e Durrësit, dolën me versionin (tekst kopje), se Ilir Meta nuk ishte pjesë e këtij aksidenti me pasojë vdekjen dhe nuk ka pasur asnjë dijeni, por ishte shoferi i tij, oficeri i Gardës K. Braho, cili udhëtonte në zonën e Gjirit të Lalzit në atë orë, por jashtë orarit të shërbimit si eskortë Kryetarit të Kuvendit.
Mirëpo PD dhe “Qytetari digjital” i Saliut, akuzuan policinë dhe Ilir Metën, për bashkëpunim në fshehjen e krimit, mbasi eskorta shtetërore e kreut të Kuvendit, në datën dhe orën e shtypjes së 19-vjeçarit Lohja, ka qenë duke shoqëruar Ilir Metën drejt vilës së tij private, në Gjirin e Lalzit.
Po citojmë një pjesë, nga deklarata zyrtare e PD, datë 8 korrik 2014: – “Ky aksident vdekje-prurës, u kthye menjëherë në një ngjarje të rëndë kriminale, pasi për 48 orë, Ilir Meta arriti ta fshehë ngjarjen, duke u përpjekur të mbyll punët me policinë, prokurorinë dhe familjen e viktimës.
Përpjekja për të varrosur faktet dhe të vërtetën është akt mafioz, është sjellje prej Pinoçeti e Ilir Metës, ku jeta e një njeriu nuk ka vlerë, ku me para dhe me forcën e pushtetit, mund të blesh gjithçka”.
Nisur prej zërave që bosi i LSI, po e “përdredh bishtin” me PS, kupola mafioze e PD ia ka kujtuar “Espinozës” Ilir Meta, këtë rast aksident-krimi të fshehur, duke i bërë presion parlajmërues, për të mos guxuar të bashkojë votat parlamentare me PS, ndryshe do publikohen fakte me zë e me figurë nga ajo dojse e mbyllur, por do të jepen edhe shumë “letra” të bëmave të Ilir Metës, të panjohura për mediat dhe drejtësinë./Pamfleti