PD-PS-LSI, demagogji dhe pasurim për 30 breza
Qysh prej qershorit 2015, kur PS mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe gjithë bashkive të vijës bregdetare veri-jug, duke e lënë pushtetin lokal të PD “pa dalje në det”, ish-kryeministri Sali Berisha po sulmon çdo themel ndërtimi, që hapet vetëm në bashkitë ku drejton PS.
Intensiteti i sulmeve të Berishës është përqëndruar në dy muajt e fundit, ndaj kullave që dy pazarxhinjt Rama-Fusha, do të ndërtojnë mbi truallin e Teatrit, mbi truallin e ish-selisë së PD, gjysmën e të cilit në vitin 1993, Saliu ia dhuroi kompanisë “Infosoft” për kullë dhe mbi truallin e Sarajeve, ku është bashkëpronare bashkëshortja e Nishanit.
Është krejt normale, që Sali Berisha edhe në këtë moshë të thyer, po denoncon e lufton me shumë energji, për të ndalur ndërtimin e kullave, që po bëjnë “kurban” Teatrin Kombëtar.
Por duket demagogji e plotë dhe e pastër fakti, që këtë “luftë” kundër kullave, Sali Berisha po e zhvillon nga maja e dy kullave, ku ka apartamentin luksoz dhe zyrën zyrën me sipërfaqe nga 150-200 metër katrore e me mobilim vilash Sheik-ësh, të dhuruara nga një oligark nga Tropoja me “ngjyrë “blu-rozë”, i cili merr tendera për shërbime e ndërtimore infrastrukturore strategjike, në të gjithë pushtetet PD-PS-LSI.
Berisha sulmon kullat, nga maja e kullave ku e ka strehuar falas, ndërtuesi ngjyrë “blu e rozë”, që është 1 nga 4 oligarkët, i cili në pazar të hapur me PS dhe në Pazar skutash me PD-LSI, kanë korruptuar shefat majtas e djathtas, për të rrafshuar Teatrin e për të ndërtuar kullat, që po “mallkon” Berisha me… “citate anti-korrupsion”./Pamfleti