Lideri i demokratëve, Lulzim Basha foli sot nga selia blu pas votimit te ligjit per shembjen e Teatrit. Ai tha se PD nuk do të ndalet në betejën bashkë me njerëzit, për të ndalur Ramën dhe i ka bërë thirrje ambasadorëve të vendeve partnere të reagojnë sa nuk është vonë.
“Ne i bëjmë thirrje presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes. I bej thirrje qytetarëvee ti bashkohemi artistëve dhe protestuesve. Forca e vetme që ka Rama është indiferenca dhe mosveprimi ynë, bashkë nuk ka njeri që mund ta shembë teatrin. Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve partnere, ja ku keni veprim të pastrimit të parave të pista të krimit. Ja ku e keni nje tufë me peshq të mëdhenj, nëse nuk flisni sot, nuk do ju besojë askush kur të flisni nesër, babëzia e Ramës ka konsumuar dje ligjërimin e pastrimit të parave të drogës. Beteja jone nuk ndalet deri sa ta ndalim, mundim këtë taliban të kulturës dhe narkoman që janë e njëjta gjë. Do përballemi në rrugë e sheshe, do ti bashkohemi cdo akti nga artistët, por po e them para jush e ta dëgjojë mirë, kryehajduti dhe banda e tij posacërisht, parlamenti i kthyer në noter të akteve kriminale të Ramës, do të clirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar që janë më shumë e më të fortë se 75 hajdutët”- tha Basha.