Hormonet kontrollojnë zhvillimin, rritjen, funksionin riprodhues, metabolizmin, humorin, peshën, dhe vitalitetin e njeriut. Hormoni kryesor i cili ka ndikim në lëkurë është testosteroni, dhe të ndjekësh një dietë të pasur me ushqyes esencialë të cilët i mbajnë hormonet të balancuara është zgjidhja më e mirë.
Më poshtë mund t’i gjeni ushqimet më të mira për lëkurën të cilat balancojnë më së miri hormonet.
Avokadot: dhe yndyrat tjera të mira si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e niveleve të shëndetshme të kolesterolit, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Yndyrnat e shëndetshme që përmban avokado, rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më mirë ujin dhe të duket më e pastër.
Salmoni: ky peshk i jashtëzakonshëm është i mirë për trurin, zemrën dhe për hormonet. Ashtu si ushqyesit e shëndetshëm në avokado, acidet yndyrore të omega-3 që përmban salmoni, janë ndihmues të hormoneve dhe kolesterolit. Veç tjerash, salmoni mund të ndihmojë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema. Rekomandohet ta konsumoni 2 herë në javë.
Brokoli dhe spinaq:Këto dy bimë të gjelbra përmbajnë përbërësit natyralë sulfurofan dhe indole-3 karbinol, që përmirësojnë aftësinë e mëlçisë për të prodhuar estrogjenin. Estrogjeni është ai që ju duhet më shumë, për lëkurë më të pastër dhe më të shëndetshme, ai dërgon mjaftueshëm gjak në lëkurë sa për ta riparuar atë shpejt nga ndonjë infeksion apo dëmtim i mundshëm.
Vitamina B: është e rëndësishme për metabolizmin tuaj, veçanërisht për hormonet. Vitamina B ju jep energji, ju qetëson dhe balancon nivelet e stresit. Ushqimet që përmbajnë vitaminën B janë peshku, pula, avokado,kosi, farat, arrat etj.
Reduktoni përdorimin e kafeinës: kafeina e marrë nga burimet e mira si kafeja, çaji dhe çokollata mund të jetë tepër e dobishme, por sasia e madhe e kafeinës mund të ketë efekt të kundërt dhe mund të prishë balancin mes hormoneve tuaja. Kafeina në sasi të mëdha shkakton çekuilibrimin e estrogjenit.//atsh