Ish-kryeministri Sali Berisha, është i pranishëm mbrëmjen e sotme në emisionin “Java” në RTSH, përballë analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.
Ajo që bie në sy në mbrëmjen e sotme, është mungesa e një prej moderatorëve të këtij emisioni, gazetari investigativ Artan Hoxha. U paralajmërua pak më parë, se Hoxha nuk do të ishte në studio, për shkak se ky ka qënë kushti i Berishës, për të marrë pjesë në këtë emision.
Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha, ndërsa shkruan “Te falenderoj qe po me zevendeson denjesisht ne emisionin JAVA.”
Po ashtu, gazetari Hoxha, ironizon edhe të ashtuquajturin “qytetari dixhital, ndërsa shprehet se “Do mundohem te jem ne lartesine tende, ne rolin e qytetarit dixhital.”.
Postimi i plotë:
Pershendetje Doktor. Ne pamundesi per te qene sot ne studion e RTSH-se, po te ndjek me shume kersheri. Te falenderoj qe po me zevendeson denjesisht ne emisionin JAVA. Do mundohem te jem ne lartesine tende, ne rolin e qytetarit dixhital. Kjo ishte vetem “ndeshja” e radhes. Kampionati vazhdon…./korrieri